UBT

Jahjaga kthehet me sinjale të qarta nga Amerika

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Mbështetja që presidentja Atifete Jahjaga ka marrë gjatë vizitës në SHBA për tejkalimin e ngërçit politik, mund të sjellë efekte pozitive në gjetjen e një zgjidhjeje në mes partive politike dhe zhbllokimin e situatës politike në vend.

Së fundmi Jahjaga është takuar edhe me ndihmësekretaren amerikane të Shtetit të Evropës dhe Azisë, Victoria Nuland, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe procesin nëpër të cilin po kalon vendi.

Uji Dea

Sipas analistëve, Departamenti i Shtetit Amerikan dëshiron që përmes presidentes Jahjaga të krijojë një procedurë, nëpërmjet së cilës ta gjejë një rrugë për daljen nga kriza politike që ka kapluar vendin. /Kosova Sot/