Jahjaga krijon komision me ekspertë ndërkombëtar për demarkacionin

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka nisur proceduat për krijimin e një komisioni vlerësues ad-hoc më ekspertë ndërkombëtar për të vlerësuar shënjimin e vijës kufitare më Malin e Zi.
Këtë për Tribuna Channel e ka konfirmuar vet zyra e presidencës. Në këtë përgjigje, nuk bëhet me dije se kur mund të jetësohet ky komision, megjithatë ajo që dihet është se një propozim të tillë e pati proklamuar edhe vet kryeministri Mustafa.
Ndërsa sa i përket çështjes se Asociacionit, e para e vendit ka kërkuar nga dy taborët që të respektojnë dhe të punojnë bashkërisht në jetësimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për parimet e Asociacionit të komunave më shumicë serbe në Kosovë.
Jahjaga u ka bërë bën thirrje liderëve për dialog dhe për ndërtimin e konsensusit për të tejkaluar gjendjen institucionale të krijuar në vend. Duke shtuar se të gjithë çështjet e hapura mund të zgjidhen përmes dialogut brenda institucioneve.
Ajo është shprehur e përkushtuar që të vazhdoj të kryejë detyrën e saj të faktorit të unitetit dhe të lehtësuesit të bashkëbisedimit ndërmjet palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme./TribunaChannel