GRANDEMALL

Jahjaga: Kosova synon anëtarësimin në BE, NATO e OKB

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka takuar në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror për Amerikën Latine presidenten e Kostarikës, Laura Chinchilla, presidentin Rikardo Martinelli të Panamasë dhe presidentin e Guatemalës, Perez Molina.

Jahjaga në bisedë me presidentin e Guatemalës, Perez Molina, theksoi se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, i pranuar ndërkombëtarisht, me synime të qarta për anëtarësim në BE, NATO, OKB.

Ajo tha se vazhdimi i konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës është i rëndësishëm dhe njohja nga Guatemala do të ndihmonte jo vetëm Kosovën, por edhe të gjithë rajonin e Ballkanit.

Presidenti i Guatemalës, Pérez Molina ka theksuar se vendi i tij po përcjell me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe se do të shqyrtojë çështjen e njohjes së saj.

Eco Higjiena

Presidentja Jahjaga gjatë ditës ka takuar edhe ministrin e Mjedisit të Perusë, Pulgar-Vidal Otalora, me të cilin bisedoi për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe të investimeve.

Duke e falënderuar ministrin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Peruja, Jahjaga tha se ndihma e Perusë për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës, posaçërisht në rajonin e Amerikës Qendrore dhe Jugore është me rëndësi të madhe.

Ministri Pulgar-Vidal Otalora shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për të mbështetur Kosovën në procesin e konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtar, në anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe njëkohësisht e i bëri ftesë zyrtare Presidentes Jahjaga për ta vizituar vendin e tij. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.