Jahjaga: Kosova së shpejti në marrëveshje speciale me NATO-n

Forca e Sigurisë së Kosovës për nderë të “Ditës së Forcës”, ka hapur dyert për gjithë qytetarët, të cilët nga afër i vizituan repartet e FSK-së.
Për nder të ‘Ditës së Forcës”, presidentja e vendit, Atifete Jahjagaka vizituar Kazermën ”Adem Jashari”, të Forcës së Sigurisë, ku tha se shumë shpejt do të krijohen Forcat e Armatosura të Kosovës.
Ajo shtoi se shumë shpejt Kosova do të hyjë edhe në marrëveshje speciale me NATO-n.
E para e vendit ka uruar gjithë qytetarët e Kosovë për “Ditën e Forcës”. Veç qytetarëve ajo uroi vajzat edhe djemtë e Forcës së Sigurisë së Kosovës për avancimin dhe të arriturat e tyre profesionale.
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli tha se FKS është duke u përgatitur dhe është në gjendje gatishmërie që të bëhet transformimi i FSK-së në FAK.
Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama në “Ditën e Forcës”, tha se ky vit FSK-në e ka gjetur shumë më të ngritur, si në kuptimin profesional, ashtu edhe në kuptimin e pajisjeve.
Aktivitetet qendrore u zhvilluan në Kazermën “Adem Jashari’’ në Prishtinë. Vizitorët patën mundësi të shohin demonstrime, makineri dhe aktivitete të ndryshme që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.
Vizitë në këtë kazermë ka bërë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connelli, i cili tha për kp se Forcat e Sigurisë së Kosovës, japin një shembull të mirë jo vetëm për veten por edhe për të gjithë Kosovën, se nëse ka vullnet, e punë të palodhshme mund të krijohet diçka shumë e vlefshme që do të jetë në funksion të qytetarëve.
Ai theksoi që FSK është institucioni më i vlefshëm i Kosovës.
Përveç në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, Forca e Sigurisë së Kosovës”, për nder të “Ditës së Forcës” ka hapur dyert e Kazermave të FSK-së edhe në Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe
http://koha.net/?id=27&l=86304