Jahjaga: Kosova nuk mund të lejojë krizë politike e financiare

E para e shtetit Atifete Jahjaga u ka bërë thirrje liderëve partiak që të gjejnë një zgjidhje. Ajo ka thënë se Kosova nuk mund ta lejojë krizën politike e financiare, pasi kjo do i dëmton qytetarët dhe partneritetin me ndërkombëtarët.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga,u ka bërë thirrje liderëve të partive politike parlamentare dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e krizës politike, në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Jahjga e cila në kuadër të procesit të lehtësimit të diskutimeve me liderët e partive politike parlamentare, të enjten ka takuar në takime të veçanta kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për mes një komunikate për media, ka thënë se Kosova, nuk mund ta lejojë krizën politike dhe financiare buxhetore, pasi kjo do të ishte në dëm të qytetarëve dhe partneritetit me ndërkombëtarët.

“Zgjidhja e shpejtë e nyjës institucionale do t’i mundësonte Kosovës që të përmbushë obligimet e saj karshi qytetarëve të vendit por edhe bashkësisë ndërkombëtare dhe do të përshpejtonte rrugën evropiane të saj”.

“Liderët e partive politike parlamentare dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të gjejnë zgjidhje konform kuadrit kushtetues dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe duke iu përmbajtur parimeve dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës”.

“Kosova nuk mund të lejojë krizën edhe politike edhe mbi të gjitha financiare e buxhetore, sepse kjo do të dëmtojë vetë qytetarët e Kosovës edhe partneritetin strategjik ndërkombëtar”, ka thënë Jahjaga thuhet në komunikatën e zyrës së Presidencës.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS