Eko Higjiena

Jahjaga: Kosova nuk mund të bëhet “korridor” për ISIS’in

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një intervistë për televizionin amerikan FoxNeës, ka folur rreth kërcënimit global që paraqet organizata terroriste ISIS. Ajo ka thënë se Kosova, si të gjitha vendet e botës nuk mund të jetë imune ndaj sfidës që është paraqitur në botë, përkatësisht kërcënimit global terrorist.

“Fatkeqësisht, Kosova si të gjitha vendet e Europës dhe vendet e Botës nuk mund të jetë imune ndaj kërcënimit global terrorist”, thotë veç tjerash Jahjaga në këtë intervistë.

Më tej ajo ka folur për hapat që është duke ndërmarrë Kosova në luftën kundër derrorizmit.

“Ne jemi duke i marrë seriozisht këto kërcënime dhe mekanizmat tonë të sigurisë janë duke punuar në vazhdimësi që të adresojnë këtë mënyrë të sfidës që po na paraqitet”, thotë Jahjaga.

Uji Dea

Jahjaga në këtë intervistë ka përmendur edhe arrestimin e imamëve të fundit, duke përmendur edhe dyshimet se pse ata janë arrestuar.

“Ne kemi marrë edhe disa hapa konkretë për këto elemente dhe kemi marrë masa ligjore për të parandaluar që Kosova të mos bëhet korridor për parakalimin e tyre. Në javët e fundit ne kemi arrestuar 15 të dyshuar, të cilët janë të dyshuar edhe për inspirimin e qytetarëve të Kosovës që t’u bashkohen organizatave si ISIS, apo janë të dyshuar për financime të dyshuara”, ka thënë presidentja e Kosovës.

“Ne jemi duke përcaktuar atë që Kosova nuk ka qenë dhe nuk do të bëhet kurrë korridor i aktiviteteve të tyre”, thotë Jahjaga.

Jahjaga në këtë intervistë ka folur edhe për ndërtimin e subjektivitetit ndërkombëtar si dhe fuqizimin e gruas.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.