Jahjaga: Kosova është një demokraci ende e papërfunduar

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, në ceremoninë e organizuar për nder të 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka thënë se është dita më e shënuar e historisë së Kosovës, që e përmbledh sakrificën e gjeneratave të tëra për një shtet.
Ajo ka thënë se sot është dita kur Kosova feston pavarësinë e ngritur mbi sakrificën e gjeneratave të tëra, raporton gazeta Kosova Sot Online.
“Kjo është dita e Kosovës kur kremtojnë lirinë, një lindje për qytetarët tonë. Kosova është dhimbja dhe krenaria jonë”, ka thënë ajo.
Jahjaga ka thënë se Kosova sot, është një demokraci ende e papërfunduar dhe e sfiduar.
“Kosova është një realiteti I pakthyeshëm pas një lufte të gjatë e të rëndë, një liri për të cilën është sakrifikuar, një miqësi me SHBA-të që kanë qëndruar me në në ditët më të vështira”, ka thënë ndër të tjerash Jahjaga.
Ajo ka thënë se FSK-ja është e ardhmja e Kosovës.