Fundamenti

Jahjaga kërkon nga EULEX-i t’i sqarojë hetimet për korrupsion

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kërkuar nga EULEX-i të sqarojë skandalin e hetimeve që kanë duke u bërë në këtë mision e ku e kanë përfshirë edhe Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksander Lumezi.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, ka pranuar të dyja letrat të cilave ju referoheni, sikur që ka pranuar deri më sot një numër të kërkesave, shkresave dhe të letrave jo vetëm nga misione ndërkombëtare, apo institucionet vendore por edhe nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

Letrat vijnë: e para nga një zyrtar/prokuror ndërkombëtar i thirrur në emër të një Task Force për Hetime dhe e dyta nga shefi i misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Fundamenti

Konsiderojmë se për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me këtë mision dhe me çfarëdo veprimi të tij të sqaroheni me vetë misionin.

Zyra e Presidentes rithekson faktin se veprimet e presidentes Jahjaga janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit dhe në pajtim me ligjshmërinë në Kosovë, siç është bërë edhe në rastin e dekretimit të Kryeprokurorit të shtetit, bazuar në propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës”, thuhet në një reagim të Presidencës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.