RCCOLA

Jahjaga kërcënon me zgjedhje

/ 1 minutë lexim

Presidentja Atifete Jahjaga ka në plan të vendosë afate, brenda të cilave subjektet politike parlamentare do të mund të merreshin vesh për t’i dhënë rrugë formimit të institucioneve të reja. Në të kundërtën, do të shpallë zgjedhjet.

Liderëve kryesorë politikë u është përmendur mundësia e shpalljes së zgjedhjeve nga presidentja.

Një burim ka thënë se ka gatishmëri të shefes së shtetit për të përgatitur bazën kushtetuese, mbi të cilën do të merrej vendimi për zgjedhjet.

Eco Higjiena

Madje ka përmendur tre paragrafë të Kushtetutës, në të cilët do të mbështetej vendimi.

Përfaqësuesit e bllokut LDK-LVV-AAK-Nisma janë pozicionuar kundër një mundësie të këtillë.

Por Jahjaga ka deklaruar se përsëritja e zgjedhjeve shmanget nëse liderët do të ofronin zgjidhje që çojnë drejt ndërtimit të institucioneve, shkruan Koha Ditore/