RCCOLA

Jahjaga: Kemi rrugë të gjatë të integrimeve evropiane

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga organizoi sot pritjen e fundvitit për përfaqësuesit e mediave. Ajo tha se viti 2015 duhet të jetë vit i reformave të thella që duhet të ndodhin në shtetin tonë.

Jahjaga tha se mediat kanë luajtur rolin e vet në shoqërinë tonë në mbikëqyrjen e demokracisë.

Mobi Casa

“Them se viti 2015 është një vit në të cilin na pret një punë goxha e madhe, një angazhim shumë i madh i të gjitha institucioneve dhe qytetarëve tanë. Është një vit i reformave të thella që duhet të ndodhin në shtetin tonë, reforma që është dashur të ndodhin ndoshta vite me radhë, por ne tanimë duhet ta zëmë hapin, sepse kemi një rrugë të gjatë të integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, ka theksuar Jahjaga.

Sipas saj, të gjitha reformat në çdo shoqëri, edhe në ato më të avancuara demokratike, janë reforma të cilat në njëfarë mënyre hasin në rezistencë në mesin e qytetarëve – janë reforma të dhimbshme, reforma të domosdoshme, që janë të ndërlidhura me mirëqenien dhe me përmirësimin e jetës së gjithsecilit qytetar të vendit. /Telegrafi/