RCCOLA

Jahjaga inicion takim të të gjithë liderëve politikë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

​Presidentja Atifete Jahjaga pritet që të nisë edhe raundin final të takimeve me liderët politik, në përpjekje të tejkalimit të krizës rreth formimit të institucioneve. Jahjaga, sipas burimeve të besueshme të gazetës, pas takimeve të ndara, tani po provon që gjatë javës të ulë në një tavoline liderët e të gjitha partive politike që kanë fituar ulëse në Kuvend.

Qëllimi kryesor i saj, thuhet se është që të iniciojë një dialog dhe debat, sidomos ndërmjet dy blloqeve më të mëdha politike, VLAN dhe PDK-së në mënyrë që të shihet se a është i mundshëm kompromisi fillestar rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Uji Dea

Partia Demokratike e Kosovës si fituese e zgjedhjeve dhe kryesuesja e seancës, Flora Brovina, si deputetja më e vjetër, kanë bërë me dije se nuk do të shkojnë në seancën e radhës së Kuvendit pa një marrëveshje paraprake.

Në anën tjetër, blloku VLAN dhe sidomos LDK dhe AAK po insistojnë që Kuvendi të mblidhet dhe aty të debatohet dhe gjendet zgjidhja/Tribuna/.