FITORJA

Jahjaga i thotë ambasadorit Reichel se dhuna e opozitës është e papranueshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin, Ernst Reichel me të cilin ka diskutuar për gjendjen politike në vend dhe agjendën evropiane të Kosovës.

“Presidentja Jahjaga e njoftoi Ambasadorin Reichel me qëndrimin e saj rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës duke e quajtur dhunën e ushtruar nga disa deputetë të opozitës në Kuvend si të papranueshme dhe sjellje që bie ndesh me normat e një demokracie parlamentare”, thuhet në njoftimin e Presidencës. “Ajo theksoi se ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të kontribuojnë në shtensionimin e gjendjes në Kuvend dhe në respektimin e procesit demokratik”, thuhet më tej aty.

ARKATANA

Presidentja Jahjaga po ashtu theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për agjendën evropiane e cila pritet të konkretizohet me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim deri në fund të vitit dhe përmbylljes së dialogut për liberalizim të vizave, si dy hapa të parë në proceset integruese të Republikës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga falënderoi Gjermaninë dhe shtetet tjera partnere të Kosovës që po mbështesin anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO dhe organizma tjerë ndërkombëtar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.