Jahjaga hoqi vulën e presidentit Rugova

Presidentja Atifete Jahjaga e kishte hequr nga dokumentet zyrtare vulën e ish-pararendësit të saj tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugova. Dëshmi për këtë, ka ofruar deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ditën kur është atakuar nga Zyra e Presidentit, për gjoja shpifjet që i ka bërë në gazetën Tribuna, me qëllim të përfitimeve politike.
“Deklarata e Vjosa Osmanit se Presidentja Jahjaga ka hequr vulën e Presidentit nga përdorimi zyrtar, është shpifje, sepse vula e Presidentit nuk është hequr nga dokumentet e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe në manifestimet ‘Darka e Lamës’, të organizuar nga presidentja Jahjaga, ka qenë e vendosur në banerat e këtij manifestimi.
Kjo mund të dëshmohet shumë lehtë përmes fotografive të publikuara në faqen zyrtare të presidentes www.president-ksgov.net”, është thënë në reagimin e Zyrës së presidentes Jahjaga.
Por Osmani e ka argumentuar atë që ka thënë duke u befasuar nga një reagim i tillë i Presidencës. Ajo ka ofruar së paku dy lëndë të protokolluara nga Presidenca e Kuvendi, në të cilat nuk është vendosur “vula e Rugovës”. /Tribuna/