Mobi Casa

Jahjaga: Gjykata Speciale, obligim që duhet të kryhet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

​Presidentja e Kosovës mendon se shërbeu si shembull i mirë për të tjerët. Vendosja e saj në krye të shtetit, sipas Atifete Jahjagës, është një imazh i mirë për Kosovën, vend ky që po përballet me presione për themelimin e Gjykatës Speciale.Krijimi i këtij institucioni, sipas presidentes, është obligim që duhet ta kryejë vendi

Kuvendi i Kosovës duhet ta përmbushë obligimin rreth themelimit të Gjykatës Speciale, në të kundërtën alternativa që ofrohet është e dëmshme për vendin. Kështu tha presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, duke insistuar se themelimi i kësaj gjykate nuk e paragjykon luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Si shtet jemi përcaktuar që jemi për drejtësi ndaj të gjithëve dhe në asnjë rast nuk e paragjykon luftën e lavdishme të UCK kjo do të jetë për individë”, tha ajo.

Jahjaga tha nëse Kuvendi nuk e miraton themelimin e gjykatës speciale alternativa që na ofrohet nuk është e favorshme për shtetin e Kosovës dhe është e rrezikshme.

Mobi Casa

“Shpresoj që kjo mos të ndodhë nuk duhet të ndodhë sepse jemi mësuar që ti përmbushim detyrat që i kemi marrë alternativa që gjykata të miratohet në KS të OKB-së është shumë e rrezikshme për qytetarët e Kosovës dhe unë këtë nuk ia dua vendit tim”.

Në intervistën për RTK’në, presidentja Jahjaga foli edhe për fundin e mandatit si e para e vendit dhe të ardhmen e saj politike. Në lidhje me atë se për çfarë qytetarët e Kosovës do ta mbajnë në mend presidenten Jahjaga ajo jep këtë përgjigje

“Besoj se kam qenë një shembulli i mirë i një institucioni të pa korruptuar i taksapaguesve tanë dhe për qytetarët tanë. Jam përkushtuar për imazhin e Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës”.

Jahjaga së cilës më 2016 do t`i skadojë mandati i presidentes, ende nuk ka menduar se ku do të jetë pas kësaj periudhe por ajo është zotuar se edhe pas kësaj do të punojë për të mirën e qytetarëve dhe për përmirësimin e imazhit të Kosovës.