RCCOLA

Jahjaga feston 20 vjetorin e maturës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga pritet që ta festoi 20 vjetorin e mbrëmjes së saj të maturës.

Sipas një burimi të gazetës “Tribuna”, presidentja e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë ngjarje, përderisa nuk do të jetë e vetmja ajo që do të merr pjesë. Sipas këtij lajmi në këtë mbrëmje pritet që të jenë të gjithë ata persona që e kanë përfunduar shkollimin e mesëm në vitin 1993.

Uji Dea

Nga ana tjetër, përgjigjen se a do të merr pjesë apo jo në këtë ngjarje nuk e ka pohuar dhe as nuk e ka mohuar zyra e presidencës së Kosovës. Ata nuk kanë dashur që të prononcohen për media në lidhje me këtë rast. Një person tjetër, i njohur në skenën politike të Kosovës dhe që e ka përfunduar maturën në vitin 1993 është edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili ka thënë se nuk do të jetë i pranishëm në këtë ngjarje.

Kurti do të ishte i lumtur që të merr pjesë në këtë ngjarje por ai pritet që së shpejti të udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Nuk do të jem në mbrëmje e 20 vjetorit për shkak se do të udhëtoj në Amerikë. Nuk e kam ditur më herët për organizimin, ndërsa aranzhimi për udhëtim është bërë më herët”, ka thënë Kurti për këtë gazetë.