Jahjaga fali hajnin që ishte dënuar katër herë për 12 vjedhje të rënda

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është treguar e mëshirshme me një “hajn të karrierës”. Ia ka falur 3 muaj nga njëri prej katër dënimeve për vjedhje të rëndë.
Sedat (Enver) Berisha ka kryer 12 vjedhje të rënda. për katër prej tyre është dënuar me burgim prej 6 e deri në 16 muaj. Pritet të gjykohet për tetë sosh.
Kjo vepër është amnistuar me Ligjin për amnisti të miratuar vitin e kaluar, shkruan Koha Ditore.
Berisha ka qenë duke e vuajtur dënimin në Burgun e Dubravës. Tre muaj nga pjesa e mbetur i janë falur nga presidentja, me rastin e 6 vjetorit të pavarësisë.