Uji Dea

Jahjaga edhe një vërejtje liderëve, nxitoni!

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Pretendenti për postin e kryetarit të Kuvendit, Isa Mustafa dhe ai për postin e kryeministrit, Ramush Haradinaj kanë marrë të enjten “vërejtjen” e presidentes Atifete Jahjaga se nëse me të vërtetë e kanë zgjidhjen për formimin e institucioneve të reja, siç pretendojnë, ta zbatojnë atë në praktikë. Ajo ka kërkuar që zgjidhja të jetë në harmoni me Kushtetutën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Jahjaga i ka kërkuar liderit të LDK-së, Mustafa dhe atij të AAK-së Haradinaj se duhet të nxitojnë, pasi që vendi po futet në një krizë financiare e buxhetore. Po ashtu, Tribuna mëson se Jahjaga u ka konfirmuar liderëve të LDK-së dhe AAK-së, se ajo nuk mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për interpretimin e nenit 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Mobi Casa

Ky vendim i Kushtetueses, nëse jo për bllokun pas zgjedhor, për presidencën duket të jetë mjaftë i qartë. Në këtë nen, kërkohet që deputetët të gjejnë zgjidhje kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Andaj, koalicioni LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje shpreson se ky formulim u përgjigjet atyre…(Tribuna)