HW

Jahjaga e Rama, së pari le ta vizitojnë Luginën e Preshevës!

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në Luginën e Preshevës, qëndrimet rreth vizitës së zyrtarëve të lartë shtetërorë të Shqipërisë dhe Kosovës në Beograd, janë kundërthënëse.Derisa një pjesë e spektrit politik shqiptar atje mbështet vizitat, duke i konsideruar pjesë të agjendës evropiane, pjesa tjetër këto vizita i vlerëson të pakuptimta.

Kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Mulsiu, ish-drejtor politik i Shtabit të Përgjithshëm të UÇPMB-së i tha Radio Dukagjinit se shtyrjet e vizitës së Edi Ramës dëshmojnë se ai është i padëshirueshëm në Beograd.

Vizitën e paralajmëruar të kryeministrit të Shqipërisë, dhe atë të mundshme të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në Serbi, ai i sheh të pakuptimta, duke u bazuar edhe në zhvillimet gjatë ndeshjes Shqipëri- Serbi.

“Nuk e di se sa ka kuptim ta bëjnë këtë vizitë. Në Presheve, Medvegjë dhe Bujanoc janë të mirëseardhur në çdo kohë dhe çdo moment. Është kryeministri i shqiptarëve po është edhe presidentja e shqiptarëve. Mendoj se së pari duhet ta vizitojnë Luginën e Preshevës, pastaj të ecin në drejtim të Beogradit. Por,po shihet qartazi se Beogradi nuk është i interesuar me e shkri akullin e njëqind vjetëve të fundit”, ka thënë Musliu.

Nga ana tjetër, kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, vizitat e tilla i sheh edhe si obligim që del nga agjenda evropiane e të tri shteteve.

Mobi Casa

“Në agjendën evropiane të tri vendeve, Shqipërisë, Kosovës edhe të Serbisë, njëra ndër obligimet që do të kenë për anëtarësim në Bashkimin Evropian është edhe bashkëpunimi rajonal, kështu që çdo iniciativë e mirë, e vullnetit të mirë, e cila ka për qëllim edhe të relaksoj raportet mes kombeve dhe mes shteteve, dhe që ka për qëllim të përshpejtoj agjendën evropiane të këtyre shteteve, është për ta përshëndetur”, ka thënë Kamberi.

Musliu e Kamberi kanë deklarata kundërthënëse edhe sa i përket situatës pas ndeshjes së futbollit të 14 tetorit, Shqipëri –Serbi.

I pari i Kuvendit të Bujanocit, Musliu tha se situata po tensionohet duke reflektuar me praninë e shtuar të policisë dhe xhandarmerisë serbe.

Ai madje ka drojë edhe nga eskalimi i gjendjes që e quan të nderë.

Ndërsa, kryetari i Bujanocit, Kamberi tha se nuk ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në Luginë ajo që ka ndodhur në ndeshjen e 14 tetorit. /Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.