Eko Higjiena

Jahjaga e pafuqishme për të imponuar zgjidhje, të vendosin BE e SHBA

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Takimet e liderëve politikë tek Presidentja Atifete Jahjaga, të cilat po mbahen për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike nuk është se do të japin ndonjë rezultat.

Analistët politikë në vend vlerësojnë se presidentja nuk ka ndonjë fuqi politike për t’ua imponuar liderëve ndonjë zgjidhje dhe, se ajo nga këto takime më shumë po shërben si një moderatore.

Pa ndonjë rezultat ka qenë edhe takimi i së hënës i zhvilluar tek presidentja Jahjaga mes liderëve politikë Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Ramusha Haradinaj, i vëzhguar nga ambasadori amerikan Greg Delawie dhe shefi i BE-së, Samuel Zhbogar. Kurse, sipas analistëve do të ishte më mirë që për këtë çështje të marrin hapa direkt pwrfaqwsuesit e BE-sw dhe SHBA-ve.

Politologu Donik Sallova, thotë se mungesa e fuqisë politike që ka e para e vendit po bënë që ai mos të ketë mundësi të imponojë ndonjë zgjidhje dhe, nuk po merret seriozisht nga palët.

“Takimet tek presidentja nuk është se do të jenë produktive për faktin që ajo po shërben vetëm si moderatore në mes të palëve në këtë ‘konflikt’, meqë presidentja nuk ka ndonjë fuqi politike, dhe nuk e ndien veten me legjitimitet popullor mbi bazën e së cilës do të impononte zgjidhej, ajo po i thërret në takim por palët po vazhdojnë të këmbëngulin në qëndrimet e veta”.

“Mbi këtë bazë nuk është se nga tryezat e saj do të dalë ndonjë zgjidhje, e cila do ti zgjidhte edhe krizën politike”, ka thënë ai për lajmi.net.

Fundamenti

Sipas Sallovës, Jahjaga, e cila përgjatë gjithë mandatit të saj përgjithësisht nuk është se ka luajtur ndonjë rol politikë, as në fund të mandatit të saj nuk është se do të bëhet më e fuqishme.

Edhe për analistin Belul Beqaj, kriza politike nuk mund të zgjidhet nga vendorët. Sipas tij, ata vetëm sa do ta thellojnë atë.

Beqaj në një prononcim për lajmi.net ka thënë se do të ishte më korrekte që në këtë çështje të vendosin vetë BE dhe SHBA se sa skenarin e tyre tua imponojë liderëve politikë.

“Mendoj se do të ishte shumë më korrekte për qytetarët Kosovës dhe lidershipin politik që SHBA dhe BE të vendosin vet për hapat e mëtejmë se sa të i’a imponoj lidershipit skenarin që e ka ,apo do ta bëjë Bashkësia ndërkombëtare, ngase ky lidership të gjitha vendimet e rëndësishme i ka marr nga të huajt dhe i ka promovuar dhe implementuar keq, sikur të ishin të tyre”.

“ Pra, palët nuk e zgjidhin krizën ato do ta thellojnë edhe më shumë . Vazhdimi i këtyre kundërshtive do të na sjell në konflikt qytetarë, e më këtë do të humbim të gjithë, përfshirë edhe ndërkombëtarët, që Kosovën e kanë vlerësuar subjektivisht si rrëfim të suksesit ndonëse qytetarët para 16 vjet më parë ishin në gjendje për të dhen jetën për shtetin e tyre, sot mija shqiptarë po e rrezikojnë jetën e tyre për të larguar nga shteti ku po sundon ky lidership i Kosovës. Nëse vazhdojnë të sillemi si makushë, nesër do të ballafaqohemi me pasojat vështirë te riparueshme të shtetit të dështuar”, ka thënë Beqaj.

Pas takimit të djeshëm të liderëve politikë tek presidentja Jahjaga, Ramush Haradinaj, i cili ishte i vetmi nga opozita që mori pjesë, tha se ka kërkuar nga e para e vendit që të shpërbëjë Kuvendin, kurse partnerët në koalicion Hashim Thaçi e Isa Mustafa kanë bërë thirrje për dialog dhe janë shprehur të vendosur për zbatimin e dy marrëveshjeve, Asociacionit dhe Demarkacionit, të cilat po kundërshtohen nga opozita.