Uji Dea

Jahjaga e motivon Sylë Hoxhën që ta luftojë krimin e organizuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja Jahjaga e ka pritur ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të shtetit Sylë Hoxhën i cili ka trashëguar në këtë pozitë Ismet Kabashin- një nga prokurorët më të dobët në vend. Jahajga e ka inkurajuar Hoxhën që ta luftojë krimin e organizuar, korrupsionin dhe radikalizmin islamik.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e Presidencës.

Presidentja Atifete Jahjaga priti ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, zotëri Sylë Hoxhën, të cilin fillimisht e përgëzoi për detyrën e besuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke theksuar rëndësinë e angazhimit dhe të punës në krye të një institucioni të rëndësishëm shtetëror.

FIDANISHTJA

Duke shprehur mbështetjen për Prokurorinë e Shtetit, Presidentja Jahjaga theksoi rolin e jashtëzakonshëm që ka ky institucion në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, si dhe në sigurimin e sundimit të rendit dhe të ligjit në Kosovë. Presidentja Jahjaga theksoi se luftimi i ekstremizmit dhe radikalizmit është detyrë parësore e të gjitha institucioneve të vendit dhe angazhimi i plotë i prokurorisë së shtetit në këtë drejtim është i domosdoshëm dhe jetik në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë për vendin.

Presidentja Jahjaga dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit diskutuan edhe për punën e institucionit të Prokurorit të Shtetit, për mbarëvajtjen, angazhimet dhe sfidat e tij, si dhe për avancimin dhe profesionalizimin e këtij institucioni.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, zotëri Sylë Hoxha, duke e falënderuar Presidenten Jahjaga për mbështetjen dhënë Institucionit të Prokurorit, shprehu gatishmërinë që të ushtrojë detyrën përmes dëshmimit të rezultateve. Ai theksoi se Institucioni i Prokurorit të Shtetit është një hallkë e rëndësishme e mekanizmave të sigurisë në Kosovë dhe tha se ky institucion ka nevojë për rritjen e numrit të prokurorëve me qëllim të shtimit të efektshmërisë së punës së institucionit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.