ARKATANA

Jahjaga e Jacobson kanë vënë gurthemelin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e vendit, Atifete Jahajga dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson të martën kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të ambasadës së Amerikës në Kosovë.

Ndërtimi i saj do të bëhet në hapësirën prej 5 hektarësh në lagjen “Arbëria” në kryeqytet, tokë kjo që i është dhënë ambasadës në shfrytëzim për 99 vjet.

Ceremonia e nisjes së ndërtimit është quajtur moment historik.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në fillimin e punimeve të objektit të Ambasadës së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Në një ceremoni të organizuar nga Ambasada amerikane, morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës si dhe përfaqësues të ambasadave të huaja në Kosovë.

ARKATANA

Presidentja Jahjaga tha se kam nderin dhe privilegjin që sot bashkë me ju të përuroj vënien e gurthemelit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Ky moment shënon fillimin e ndërtimit të shtëpisë tuaj të përhershme në Kosovë, në shtetin tonë të ri qytetarët e të cilit u janë përjetësisht falënderues dhe mirënjohës për rolin e guximshëm dhe historik që keni në bërjen e Kosovës shtet.

Bashkë kemi bërë goxha një udhëtim. Qëndruat përkrah nesh në momentet më sfiduese të shekullit të kaluar, dhe bashkërisht nisëm një kapitull të ri të shpresës dhe optimizmit në fillim të këtij shekulli për të kurorëzuar përpjekjet tona për Kosovën shtet të të gjithë qytetarëve të saj shtatë vite më parë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qytetarët e Kosovës gjetën mbështetjen dhe besimin për realizimin e vizionit tonë për liri, pavarësi e demokraci. Përkundër shumë vështirësive, vullneti ynë i përbashkët triumfoi ndaj të keqes dhe sot si dy popuj që ndajnë vlerat fundamentale dhe idealet e demokracisë shënojmë edhe një fillim të ri – atë të vendosjes së adresës tuaj permanente si simbol i qëndrueshmërisë ka thënë Jahjaga.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.