Uji Dea

Jahjaga: Do ta emëroj kryeprokurorin pa ndikime politike

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka deklaruar se për katër vite sa është në krye të shtetit ka ndikuar që pozita e presidentit mos të jetë pjesë e marrëveshjeve politike.

Ajo gjatë debatit në Lëvizjen FOL, ka thënë se vendimin për kryeprokurorin do ta marr në bazë të kompetencave që i takojnë dhe se zgjedhja do të bëhet pa ndikime politike.

Vonesa për këtë emërim sipas saj nuk është bërë nga zyra e saj por nga Këshilli Prokurorial.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se prej që ka marrë këtë detyrë e ka kthyer besimin e qytetarëve në institucionin e presidentes.

FIDANISHTJA

“Përshtypjet e mia si presidente nga përvoja institucionale, si presidentja e pare konstitucionale dhe apartiake ka bërë që detyra ime të jetë që zyrën e presidentit ta depolitizoj dhe ta kthej besimin tek qytetarët”.

Jahjaga po ashtu ka folur edhe për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo ka thënë se nuk është e kënaqur me përgjigjen e institucioneve ndaj këtij problemi.

“Në luftën kundër korrupsionit nuk jam e kënaqur me përgjigjen e institucioneve kundrejt këtij problemi. Dua që shteti ynë të udhëhiqet nga një ndër vlerat më të rëndësishme, atë se të gjithë duhet të jemi të barabartë para ligji”, ka thënë Jahjaga gjatë një debati në FOL, transmeton Indeksonline.

“Na duhet me shumë përkushtim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo luftë nuk mund të ndalet dhe pengohet, por barra kryesore po bie mbi institucionet që kanë kompetenca në hetim, ndjekje dhe gjykim. Politika duhet te qëndroj larg sistemit te drejtësisë”, ka thënë ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.