KKGJILAN

Jahjaga dekreton ligjin për Trepçën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

​Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka dekretuar ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre të miratuar në seancën e Kuvendit të Kosovës më 19 janar.

Në një postim në Facebook Jahjaga ka bërë të ditur se qëllimi i këtij ligji është që t’i japë kohë dhe hapësirë Qeverisë së Kosovës të parandalojë likuidimin e Trepçës, kësaj pasurie të patjetërsueshme të Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe të krijojë kushtet që do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Fundamenti

“Shpresoj që ky ligj do t’i mundësojë Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës të gjejnë zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme për këtë aset vital të Republikës së Kosovës që do të rrisë prosperitetin e të gjithë qytetarëve të saj”, ka shkruar Jahjaga.