Jahjaga anashkalon Karaqevën, Lenjani ka një porosi për të

Gjilan – Atifete Jahjaga ishte në Kamenicë dhe pos takimeve zyrtare nuk ka gjetur të takojë të paktën përfaqësuesin e Karaqevës. Selver Lenjani thotë se ajo po i injoron 3200 banorët të cilët me padurim kanë pritur se Jahjaga do të takojë të paktën një delegacion nga dy Karaqevat.
Atifete Jahjaga edhe pse kishte premtuar më herët se do të viziton Karaqevën, kjo nuk ka ndodhur as në vizitën e saj që bëri në Kamenicë.
Kjo e ka revoltuar Selver Lenjanin i cili ka një porosi për Jahjagën. “Presidente kam pasur respekt dhe kam qenë i bindur se do të takoni dikend prej Karaqevës. Mos harroni se qyteti i Kamenicës nuk ka telashe, por Karaqeva e cunguar, e izoluar dhe e kërcënuar çdo ditë nga xhandarmëria serbe po. Na keni bërë të ndihemi keq dhe të humbim shpresat se edhe ju po lundroni në anijen e njëjtë sikurse politikanët tjerë në qendër. Kështu ka vepruar edhe Jakup Krasniqi i cili pati premtuar, por kurrë nuk e shkeli Karaqevën” shprehet Lenjani.
Lenjani thotë se Jahjaga ishte në takim me Sreqko Spasiqin e Gradimir Mikiqin, por nuk gjeti kohë të takohet me ata banorë që kanë pasiguri çdo ditë. “Mundësia ishte e madhe që kësaj radhe një personalitet i lart nga qendra ta vizitonte Karaqevën. Edhe kjo shansë e rast u humb nga Jahjaga” shprehet Lenjani.
Lenjani thotë se edhe Begzad Sinani është përgjegjës për këtë mos ardhje të presidentes. “Sinani po mendon se duke i izoluar delegacionet do të fitojë në kohë ose poenë politik, por e ka gabim sepse kjo heshtje e tij për Kaarqevën herdokur do t`i kthehet bumerang” u shpreh Lenjani./rajonipress/