ARKATANA

Jahjaga, analizon shkuarjen në Beograd

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pankarta e madhe e vendosur në stadiumin e Partizanit më mbishkrimin “Kosova është Serbi”, nuk bën të ndikojë në agjendën shtetërore të Kosovës. Kështu vlerësojnë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare. Sipas tyre, presidentja e Kosovës, nuk duhet të anulojë pjesëmarrjen në konferencën e Beogradit e paraparë të mbahet më 1 nëntor. Ndërkohë, Arbër Vllahu, zëdhënës i presidentes ka thënë se ende nuk kanë vendosur nëse presidentja Jahjaga do të marrë pjesë në konferencën e organizuar në Beograd.

“Ftesa e grupit evropian të Komisionit Trilateral për pjesëmarrje në konferencën e organizuar në Beograd, është duke u analizuar dhe vlerësuar. Opinioni publik në Kosovë do të njoftohet me përgjigjën e Zyrës së presidentes, brenda ditësh”, ka thënë Vllahiu. Për profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, zhvillimet e fundit në Serbi nuk janë arsye që presidentja Jahjaga të mos jetë e pranishme në konferencë në Beograd. Sipas tij, këto zhvillime nuk do të duhej të ndikonin në agjendën e të parës së shtetit.

Mobi Casa

“Mendoj se pavarësisht zhvillimeve ditore, presidentja Jahjaga, duhet me ndjekë agjendë dhe mandat të qeverisjes shtetformuese dhe në këtë drejtim për aq kohë sa ftesat t’i vijnë nga çfarëdo mekanizmi serioz ndërkombëtar, ajo duhet t’u përgjigjet pozitivisht. E kuptoj edhe frustrimin dhe tensionet e krijuara kohëve të fundit, sidomos pas zhvillimit të ndeshjes mes përfaqësueses së Shqipërisë me atë serbe, megjithatë nëse duhet dikush të izolohet, ajo duhet të jetë Serbia dhe në asnjë mënyrë Kosova e Shqipëria”, ka thënë Hoti…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.