Uji Dea

Jahjaga akuza deputetëve: Po i mbani të izoluar qytetarët për interesa tuaja të ngushta

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja Atifete Jahjaga, në përkundim të mandatit, ka për treguar zhgënjimin e saj me Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët ajo i akuzon se për shkak të papërgjegjshmërisë së tyre po e pësojnë izolimin qytetarët e vendit. Madje, sipas Jahjagës, krejt kjo gjendje po bëhët vetëm për shkak të interesave të ngushta të akterëve politik.

Atifete Jahjaga ka marrë shkas nga dështimi i emërimit të anëtarëve të rijnë të OSHP’së, në seancën e sotme, e që emërimi i tyre është njeri nga kushtet e BE’së për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Ajo ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje para se të jetë vonë, shkruan Gazeta Express.

Uji Dea

“Dua ta shpreh qartazi dhe publikisht zhgënjimin tim me deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që sot dështuan të emërojnë anëtarët e rinj të Organit Shqyrtues të Prokurimit, njëri nga kushtet kryesore të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ky dështim, në ditët kur në Kosovë pritet ekipi i Bashkimit Evropian për të vlerësuar përparimin e Kosovës në plotësimin e kritereve që jemi zotuar t’i përmbushim, rrezikon të vazhdojë t’i mbajë qytetarët e Kosovës të izoluar për shkak të interesave të ngushta të atyre që prioritet kryesor duhet ta kenë mirëqenien e qytetarëve.

OSHP-ja është institucion i rëndësishëm dhe mungesa e transparencës dhe llogaridhënies në këtë institucion si dhe ndikimi politik mbi të ka kohë që është bërë pengesë për zhvillimet pozitive në Kosovë.

U bëj thirrje institucioneve të Kosovës, Qeverisë dhe Kuvendit dhe të gjitha subjekteve politike që të marrin përgjegjësinë dhe të gjejnë zgjidhje në mënyrë që ky kriter të plotësohet pa vonesë”, ka shkruar në reagimin e saj e para e vendit, e cila pas disa javësh do të zëvendësohet nga pasardhësi i saj, presidenti i ri, Hashim Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.