Jahjaga: 17 vjet nga një fillim i ri për Kosovën

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kujtuar punën, sakrificën dhe angazhimin e të gjithëve për lirinë e vendit, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.
Jahjaga ka shkruar në faqen e saj zyrtare në rrjetin social se sot janë mbushur 17 vjet që nga një fillim i ri për Kosovën dhe popullin e saj.
“Sot u mbushën 17 vjet nga një fillim i ri për Kosovën dhe popullin e saj. Në këtë ditë kujtojmë punën, sakrificën, angazhimin dhe vizionin e të gjithëve për lirinë e vendit tonë. Urime Dita e Paqes!”, ka shkruar Jahjaga në Facebook