Hidromorava

Jagxhiu: UBT, një nga institucionet më serioze në Kosovë dhe rajon

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

“Pas diplomimit kam vazhduar punën time në Ndërmarrjen Publike Banesore, pastaj kam marr pjesë në një numër të projekteve të BE – së, dhe krahas kësaj kam filluar angazhimin tim si pjesë e stafit akademik në UBT”, thotë Besa Jagxhiu, e cila studimet Master, i ka përfunduar në Fakultetin e Arkitekturës në UBT.

Pjesëmarrja e saj sa ishte studente në trajnimin “International Passive House Summer School for Students” në Spittal an der Drau, Austri, të mundësuar nga UBT, të cilës i ka ndihmuar shumë në aftësimin profesional, dhe mënyra bashkëkohore e ligjërimit teorik dhe praktik, si dhe përkushtimi dhe motivimi i mësimdhënësve i kanë lënë tejet mbresa nga koha e studimeve.

Gjithashtu Jagxhiu, ka diplomuar me temën :“Challenges of Urban Development – Case Study – Prizren”, mentor Binak Beqaj, kurse para disa dite ka publikuar edhe punimin tjetër shkencor “Preservation of the Historic Center of Prizren through Integration into Modern Life”.

ARKATANA

Për revistën “UBT Alumni” thotë se “UBT është një nga institucionet më inovative dhe më serioze në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë dhe në rajon, me programe dhe metoda më bashkëkohore studimi, me standarde ndërkombëtare, dhe është duke u zhvilluar dhe avancuar çdo ditë e më shumë”, përfundoi Jagxhiu./rajonipress/

Gentianë Hoxhaj, Fakulteti për Media dhe Komunikim

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.