UBT

Jagxhilar: Edhe nëse shkohet në zgjedhje rezultati do të jetë si ai i 8 qershorit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Mahir Jagxhilar ka vlerësuar se nuk ka kurrfarë kuptimi që Kosova të shkojë përsëri në zgjedhje.

“Edhe nëse shkohet në zgjedhje, rezultati zgjedhor nuk do të jetë më ndryshe se ai i zgjedhjeve të 8 qershorit”, ka thënë Jagxhilar.

Mobi Casa

Ai ka thënë se për t’ju shmangur zgjedhjeve liderët e partive politike duhet të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme për formimin e institucioneve.

Sipas Jagxhilarit, në këtë fazë, Kosovës i duhet një qeveri e gjerë. /Epoka e Re/