FIDANISHTJA

Jacobson: Të miratohet sa më parë ligji kundër terrorizmit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracy Ann Jacobson, ka thënë sot se sfida dhe kërcënimi nga terrorizmi ekziston sot kudo.

“Në kuptimin e luftës kundër terrorizmit, shpresoj se Kuvendi i ri, do të marrë së shpejti përsipër ligjin për luftëtarët e huaj, të cilin Kuvendi paraprak e ka miratuar në leximin e parë, por që ende nuk ka hyrë në fuqi si ligj. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e Kosovës”, ka thënë ambasadorja Jacobson.

FIDANISHTJA

Ajo i ka bërë këto komente sot gjatë vizitës në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), derisa dorëzoi një donacion për Policinë dhe Doganat e Kosovës./Telegrafi/