Hidromorava

Jacobson takon gratë e prekura nga dhuna familjare, u premton përkrahje

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson ka vizituar Qendrën për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve “Liria” në Gjilan. Ambasadorja u zotua në përkrahje të fuqishme sa i përket trajtimit të viktimave të dhunës në familje dhe tha se do t`i shtyj proceset si në nivelin lokal ashtu edhe në nivelin qendror në zbatimin e ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje dhe programit nacional.

Jacobson është pritur nga drejtoresha, Nazife Jonuzi dhe stafi i Qendrës “Liria” e që në këtë takim ishin edhe Kryetari i gjykatës themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri, Drejtoresha e Policisë Rajonale të Gjilanit, Elmina Mahmuti si dhe Drejtoresha e Drejtoratit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Labinota Demi- Murtezi, raporton rajonipress.

Nazife Jonuzi ka folur para Jacobsonit mbi adresimin e dhunës në familje ku ende është një nga shkeljet e të drejtave të njeriut më të përhapura. “Kjo i prek gratë e të gjitha moshave dhe grupeve etnike si dhe prapavin sociale. Dhuna ka ndodhur gjatë kohës së konflikteve dhe dhuna është duke ndodhur edhe në kohën e paqes” ka thënë Jonuzi.

Në këtë takim gjithashtu është diskutuar edhe mbi mekanizmat institucional dhe ligjor që janë i një rëndësie të veçante mirëpo zbatimi i tyre duhet të ndodh në praktikë.

“Për këtë arsye qendra jonë ende është duke avokuar në nivelin lokal dhe qendror për krijimin e je sistemi afatgjate për trajtimin e gjitha aspekteve të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore në mënyrë që të kemi zbatim të ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje si dhe rreth qendrueshmërisë financiare afatgjate”.

Ambasadorja Tracey Ann Jacobson e përgëzoi drejtoreshën Nazife Jonuzi dhe stafin e qendrës “Liria” për punën dhe përkushtimin në fuqizimin e grave në veçanti rasteve të dhunës në familje.

Ambasadorja u zotua në përkrahje të fuqishme sa i përket trajtimit të viktimave të dhunës në familje dhe tha se do t`i shtyj proceset si në nivelin lokal ashtu edhe në nivelin qendror në zbatimin e ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje dhe programit nacional.

Jacobson e ka njoftuar Jonuzin edhe për programet e Ambasadës dhe USAID-it , për të drejtat e pronës, e në veçanti për gratë si dhe programin për çështje ekonomike ndihmë grave në krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin e bujqësisë.

ARKATANA

Kurse kryetari i gjykatës themelore të Gjilanit zoti Zyhdi Haziri e ka falënderuar ambasadoren Tracey Ann Jacobson për vizitën dhe njëkohësisht e ka njoftuar atë për bashkëpunimin e ngushtë që e ka me qendrën “Liria”, si dhe rendësin e ekzistimit të Qendrës “Liria”.

Haziri ka thënë se rastet që referohen në gjykatë gjithmonë rastet e dhunës në familje kanë prioritet.

Drejtoresha e Policie rajonale të Gjilanit zonja Elmina Mahmuti ka folur mbi sigurinë e qytetarëve të Gjilanit dhe mbi të gjitha ka potencuar sigurinë e grave në këtë rast ato të viktimave të dhunës në familje.

Ajo ka thënë se në raste specifike policia e bënë edhe transportin e rasteve prej një institucioni në institucionin tjetër.

Mahmuti ka thënë se policia e ka njësitin e dhunës në familje që kanë trajnime sa i përket qasjes me viktima të dhunës në familje dhe po ashtu e njoftoi se kanë dhoma të veçanta gjatë intervistimit të rasteve të dhunës në familje.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Labinota Demi Murtezi kjo drejtori është e njoftuar me punën dhe sfidat e qendrës “Liria” dhe jemi të interesuar që kjo qendër dhe rastet që vijnë këtu të trajtohen njëherë e mirë dhe ashtu siç e meritojnë.

“Është e vërtet se limitet buxhetore shkaktojnë shumë parregullsi dhe japin pakënaqësi dhe vullnet që posedon njeriu nuk mund të arrijë për shkak të limiteve të ndryshme buxhetore. Por siç na njoftoi drejtoresha së bashku me Kryetarin , Lutfi Haziri kemi marrë me seriozitet këtë çështje sidomos qendrën “Liria” ka thënë Murtezi.

Ambasadorja Jacobson pas takimit që zhvilloi me drejtoreshën dhe stafin e qendrës “Liria” i vizitoi gratë e strehuara viktima të dhunës në familje ku i dëgjoi me afër brengat dhe hallet e tyre. “Ju premtoi se do t`i përkrah fuqishëm të drejtat e juaja elementare” u ka thënë Jacobson./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.