Jacobson: Takim konstruktiv me Isa Mustafën

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Tracey Ann Jacobson ka njoftuar për takimet me liderët kosovarë në Twitter. Ajo ka paralajmëruar edhe një takim me Ambasadorët e Quint’it (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia).
Jacobson ka treguar se bashkë me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit Jonathan Moore ka pasur një takim me kreun e LDK’së Isa Mustafa.
“Një takim produktiv, konstruktiv me Isa Mustafën dhe Jonathan Moore. Së shpejti do t’i takojmë ambasadorët e Quint’it dhe Samuel Zbogar’in” ka shkruar Jacobson.
Një nga temat që po diskutojnë përfaqësuesit e SHBA’ve me liderët kosovarë është krijimi i Gjykatës ose Tribunalit që do të trajtojë krimet e supozuara të UCK’së. Sic dihet diplomatët amerikanë kanë kërkuar që votimi për këtë cështje të bëhet para shpërbërjes së Parlamentit.