RCCOLA

Jacobson: SHBA’të nuk kanë asnjë preferencë për parti apo lider, bashkëpunojmë me çdo qeveri

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson, ka thënë se SHBA’të do të bashkëpunojnë me çdo qeveri e cila do të zgjedhet nga vota e qytetarëve të Kosovës.

“Nuk është e vërtetë se ne do t’u tregojmë njerëzve se kë të votojnë. Ne kërkojmë vetëm zgjedhje të lira dhe demokratike”, ka thënë Jacobson.

Ambasadorja amerikane ka thënë se kushdo që thotë se kanë mbështetjen amerikane dhe “për këtë duhet votuar ata”, kjo është e pa saktë.

Eco Higjiena

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë asnjë preferencë për parti a lider në zgjedhjet e 8 qershorit”, ka thënë Jacobson.

Ajo ka thënë se është e zhgënjyer që zgjedhjet e 8 qershorit po mbahen pa përmbylljen e reformës zgjedhore.