RCCOLA

Jacobson: SHBA-ja krenohet me punën e FSK-së

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, të enjten ka vizituar komunitetet në komunën e Kamenicës, ku ka takuar zyrtarët lokalë, përfaqësuesit e komuniteteve dhe udhëheqësit e bizneseve. Ndërsa në Dobërqan ajo ka takuar pjesëtarët e FSK-së në një zonë të dyshuar minash. SHBA është krenare me punën e FSK-së tha ajo.

“SHBA dhe ambasada amerikane krenohet me punën e juaj (FSK), me punën tuaj të guximshme dhe njëkohësisht edhe të rrezikshme”. Kështu u shpreh ambasadorja Tracey Jacobson gjatë një vizite që i bëri pjesëtarëve të FSK-së në Dobërqan në një zonë të dyshuar minash raporton rajonipress.

Jacobson shoqërohej edhe nga Kadri Kastrati komandant i FSK-së. Edhe gjeneral Kastarati tha se SHBA-ja ka ndihmuar shumë në profesionalizmin e FSK-së duke dhënë edhe si donacion tre xhipa për FSK, pastaj ka ndihmuar në trajnime, shkolime të ndryshme.

Kastrati tha se aktualisht në Kosovë janë të identifikuara 54 fusha me mina dhe 44 janë të dyshuara. “Pjesëtarët e FSK-së do të vizitojnë këto fusha dhe do të verifikojnë nëse ato janë të rrezkshme siç është rasti i këtij vendi në Doberqan ku një punëtor i IPKO ka rënë në një minë antipersonale” tha Kastrati.

RCCOLA

Ndërkaqp pjetari i FSK-së Bidajet Kalsi nga batalioni për deminimin e minave e ka njoftuar Kastratin për punën e tyre që po bëjnë për të verifikuar vendet e dyshuara me mina. Kalsi tha se në Dobërqan ( lokacioni Banja e Doberqanit) nuk janë gjetur mina e as fusha të minuara.

Ndryshe ambasadorja Jacobson ka marrë pjesë në Inaugurimin e shkollës së renovuar të mesme teknike “Andrea Durrsaku” në Kamenicë , pastaj ka vizituar fabrikën “Brikos” në Korminjan (komuna Kamenicë).

Në të gjitha këto takime Jacobson ka shprehur përkushtimin e SHBA-së për të ndihmuar arsimin dhe biznesin derisa e ka gjykuar edhe sulmin ndaj kryeredaktorit të RTK-së. Jacobson ka thënë se liria e shprehjes duhet të jetë e garantuar dhe se mediet janë të lira dhe të pavarura./rajonipress/