Jacobson: Seanca e Kuvendit, hapi i parë i domosdoshëm

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka bërë sërish thirrje për tejkalim sa më të shpejtë të krizës politike.
Ajo ka thënë se hapi i menjëhershëm duhet të jetë seanca e re.
“Lëvizja përpara me seancën e Kuvendit është hapi i parë i domosdoshëm për tejkalimin e krizës politike në Kosovë”, ka shkruar ajo në Twitter.