UBT

Jacobson: Rajoni bashkërisht të luftojë krimin dhe terrorizmin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Krimi i organizuar ndërkufitar, migrimet dhe pjesëmarrësit në luftërat e huaja, mbeten shqetësuese për sigurinë e Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar sot ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson

Këto komente ajo i ka bërë gjatë konferencë në Prishtinë, të organizuar nga Programit Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnime në Hetimet Penale [ICITAP], e cila funksionon në kuadër të Departamentit amerikan të Drejtësisë. Në konferencë po marrin pjesë drejtorët e përgjithshëm të policive nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Maqedonia.

HW

“Në këtë rajon, në veçanti shqetësuese mbetet çështja e krimit të organizuar ndërkufitar, ajo e migrimeve të paligjshme… Së fundi, janë shqetësuese po ashtu edhe tendencat e luftëtarëve pjesëmarrës në luftërat e huaja në Siri dhe Irak për t’u kthyer në Ballkanin Perëndimor, si dhe përpjekja për joshjen e të rinjve me ideologjitë ekstremiste”, ka deklaruar Jacobson.

E vetmja mënyrë që parandalon, por edhe i lufton këto krime komplekse, ka thënë ambasadorja amerikane, është bashkëpunimi ndërshtetëror në rajon, siç ishte organizimi i këtij programi. Për këtë qëllim, ajo tha se në takim po marrin pjesë edhe ekspertët nga Byroja Federale e Hetimeve [FBI], të cilët do t’u ofrojnë krerëve të policisë dhe prokurorive të shteteve të rajonit përvojat e tyre për ballafaqimin me krime të tilla

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.