UBT

Jacobson: Qeveria premtoi rikthimin e Gjykatës Speciale në Kuvend

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në intervistën dhënë për RTK, e cila transmetohet sonte, tha se Qeveria e Kosovës, ka premtuar rikthimin e çështjes së “Gjykatës Speciale” në Kuvend, pas dështimit për të siguruar votat e nevojshme dy javë më parë.Ambasadorja theksoi se Gjykata Speciale duhet të miratohet sa më shpejt sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mund që gjithë kohën të merren me problemet në Kosovë.

“Ka shumë probleme bota, vetë Evropa dhe ne nuk kemi kohë të merremi vetëm me Kosovën. Megjithëse ne vazhdojmë te jemi miq të mirë të Kosovës. SHBA do të vazhdojë ta mbështesin Kosovën”, ka thënë Jacobson në intervistën lamtumirëse, pasi tani e tutje ajo do rikthehet në Uashington.

Në intervistën e dhënë për RTK, ambasadorja ka folur edhe për përshtypjet e saja gjatë tri viteve në Kosove, për ditët e mira dhe të vështira gjatë mandatit të sajë, për bashkëpunimin me Institucionet e Kosovës dhe partitë politike në vend.

Jacobson është përgjigjur edhe në shumë pyetje të tjera, si për ngërçin politik, për opinionin e sajë, për Vetëvendosjen, për protestat e Opozitës, për rolin e shoqërisë civile dhe medias… /rtk/

RCCOLA

Jacobson: Ja pse nuk u takova me drejtuesit e Vetëvendosjes

Ambasadorja Amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka treguar arsyet se pse nuk ka pasur takime me drejtuesit e Vetëvendosjes gjatë punës së saj në Kosovë. Jacobson në përfundim të mandatit, në një intervistë në RTK ka thënë se me këtë parti nuk është takuar, sepse sipas saj Vetëvendosje përdorë taktika të dhunshme.
Ajo ka thënë se ky subjekt politik duhet të bëjë ndryshime në qëndrime dhe të jetë më paqësore.

“Po ka një arsye specifike përse nuk takohem me ta si parti (Vetëvendosjen), dhe arsyeja është përdorimi i taktikave të dhunshme. Nuk mendoj se është legjitime dhe e përgjegjshme që të merren ose të përfshihen me protesta të dhunshme siç ka qenë më herët gjatë fillimit të vitit, ku ka pasur shumë lëndime të policëve dhe protestues. Ka pasur edhe dëmtime në pronë. Nuk mendoj se kjo ja ka dhënë pamjen më të mirë Kosovës në skenën botërore”, ka thënë ajo në RTK.