GRANDEMALL

Jacobson paralajmëron edhe vjedhësit e votave mes kandidatëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në një intervistë për RTK-në, ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Jacobson, tha se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë të rëndësishme, pasi ato organizohen në tërë territorin e vendit. Duke dënuar çdo tentativë për vjedhje ose mashtrim gjatë procesit të votimit, ambasadorja Jacobson tha se do të jenë të papranueshme për SHBA-në.

Ajo theksoi se gjatë zgjedhjeve të kaluara nacionale vjedhjet nuk kanë ndodhur mes subjekteve politike, por mes kandidatëve të së njëjtës parti.

Eco Higjiena

Duke folur për pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe qëndrimin politik të tyre në raport me pavarësinë e Kosovës, si në rastin e Listës Serbe, ambasadorja e SHBA-së tha se çdo kandidat që do të fitojë do të ulet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të japë betimin që do t`i referohet Kushtetutës së Kosovës. Prandaj, sipas Jacobsonit, është e qartë se këto zgjedhje kanë të bëjnë me një vend të pavarur.

Duke folur për preferenca eventuale të Ambasadës Amerikane për kandidatë ose subjekt të caktuar, ambasadorja Jacobson tha se SHBA-ja nuk e mbështet asnjë kandidat ose subjekt në veçanti dhe nëse dikush thërret të votohet për të sepse ai ka mbështetjen e SHBA-së, ky është një trillim. Intervistën e plotë me ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, mund ta ndiqni menjëherë pas këtij edicioni lajmesh.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.