UBT

​Jacobson: Nëse dështoni ju, ne nuk do të ndalojmë Rusinë në krijimin e Gjykatës Speciale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nëse Gjykata Speciale nuk votohet në Kuvend SHBA’ja do të lejoj krijimin e saj të kërkuar nga Rusia ka thënë Ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson. Në Rubikon të KTV’së ajo u ka bërë thirrje protestuesve që të kenë kujdes imazhin e Kosovës.

“Zgjidhja mbetet që Kosova të marrë pjesë me BE’në si partnere në këtë Gjykatë që do të punonte me ligjet e Kosovës apo çështja t shkoj në Kombet e Bashkuara e kjo e fundit do të ishte me të vërtetë më politike dhe më dëmtuese për Kosovën. Më lejoni të jem e qartë: Ne SHBA’ja i kemi bllokuar përpjekjet e Rusisë deri tash për krijimin e një Tribunali në kuadër të Këshillit të Sigurimit por nëse dështojnë këto përpjekje dhe Kuvendi nuk e voton Gjykatën Speciale vendi im më nuk do ta bllokoj atë”, ka thënë Jacobson.

Ambasadorja amerikane në Kosovë Tracey Ann Jacobson ka përdorur gjuhë të prerë duke ua kujtuar deputetëve se nëse nuk e votojnë Gjykatën Speciale Kosova do të pësoj pasi Këshilli i Sigurimit mund të krijoj një Tribunal për të.

Mobi Casa

Jacobson tha se me këtë rast shteti i saj do të jetë i pafuqishëm për të bllokuar iniciativën e kahershme të Rusisë për këtë çështje e që sipas saj do të jetë edhe politikisht më e rrezikshme për Kosovën.

Ambasadorja amerikane ka shprehur shqetësimin e saj për protestën e së shtunës, të thirrur nga opozita, duke u kërkuar protestuesve që të kenë kujdes imazhin e Kosovës. Duke mos dashur të mbrojë policinë, e as të mbajë anë, Jackobson ka thënë se ka pasur gabime edhe nga policia, por sipas saj, ai që hedh gurin i pari është përgjegjësi kryesor.

Jacobson ka shprehur bindjen e saj se deputetët serbë do të kthehen në Kuvend pas javës së ardhshme, konkretisht pas takimit të dy kryeministrave në Bruksel.