UBT

Jacobson: Mos rrezikoni legjitimitetin, formojeni Specialen

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracy Ann Jacobson iu ka bërë edhe një herë thirrje pushtetarëve të Kosovës që të themelojnë Gjykatën Speciale.Në të kundërtën, ajo tha se ShBA-të dhe partnerët tjerë strategjik të Kosovës, nuk do të bllokojnë më këtë proces në Kombet e Bashkuara.

Me rastin e aktivitetit të USAID-it “Angazhimi për barazi” që ka filluar sot në Prishtinë Jacobson tha se Qeveria e Kosovës nuk duhet të rrezikojë legjitimitetin e vazhdueshëm dhe reputacionin, për shkak të një numri të vogël të personave që mund të akuzohen.

Jacobson tha se janë duke pritur nga Qeveria që të pranojë draftin e fundit për Gjykatën Speciale që është prezantuar nga Brukseli.

United Hospital

“Dhe, unë shpresoj që Qeveria të marrë një vendim së shpejti rreth kësaj, që të dërgohet në Kuvend dhe edhe Kuvendi të marrë vendimin e vet. Sepse, të gjithë e dimë se cila është alternativa e kësaj, nëse Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës nuk e miratojnë këtë, atëherë Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë strategjik të Kosovës nuk do ta bllokojnë këtë më në një proces në Kombet e Bashkuara. Prandaj thërras udhëheqësit politikë në Qeveri dhe në Kuvend që të lëvizin përpara, që të marrin vendimin e që të mos rrezikojnë legjitimitetin e vazhdueshëm dhe reputacionin e Kosovës, për hir të një numri të vogël të njerëzve që mund të akuzohen”, tha ajo

Jacobson tha se kanë pasur shumë raunde të negociatave të zorshme, por në fund këshilltarët ligjorë, avokatët nga Bashkimi Evropian dhe Departamenti i Shtetit amerikan, kanë dalë me draftin e fundit, dhe, siç tha ajo, konsiderohet të jetë më i miri.

http://koha.net/?id=27&l=60331

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.