Jacobson: Korrupsioni traditë e liderëve, Limaj dy akuza zyrtare e Mustafa 70 nga VV’ja

Ambasadorja e Kosovës, Tracey Ann Jacobson, ka treguar se liderët e Kosovës e kanë traditë korrupsionin. Ajo ka thënë se në Kosovë nuk mund të thuhet se vetëm një liderë është i korruptuar pasi edhe për liderë të tjerë ka akuza zyrtare.
Shembull e ka marrë Fatmir Limajn e Isa Mustafën.Për Limajn, Jacobson, ka thënë se e di që i ka dy akuza zyrtare për korrupsion, ndërsa, Lideri i LDK’së është i denoncuar me 70 akuza të tilla të bëra nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Çështja e korrupsionit nuk mund t’i atribuohet vetëm një partie. Për shembull kemi Fatmir Limajn nga Nisma që me sa e di ka dy akuza për korrupsion, pastaj LVV ka ngritur diku rreth 70 akuza për korrupsion kundër LDK’së në pushtetin lokal – Prishtinë… Do të thotë se Kosova ka njëfarë tradite të politikanëve të korruptuar”, ka thënë Jacobson.
Sidoqoftë, ajo ka bërë thirrje të ndërtohen sa më shpejt institucionet për të ecur pastaj me përmbushjen e obligimeve që ka marrë Kosova nga bashkësia ndërkombëtare.
“Formimi sa më i shpejtë i institucioneve është shumë i rëndësishëm sepse ka shumë procese që duhet të përfundohen: Gjykata speciale, FAK’u”, ka shtuar ajo.
Sipas saj, ekziston rreziku që bashkësia ndërkombëtare po e humb interesin për Kosovë, duke e parë se liderët nuk janë të interesuar të ndërtojnë institucione të reja.
“Disa herë më kanë pyetur nga Washington’i se çfarë po ndodh atje, pse po zgjatë kjo kaq shumë… Por tani askush më nuk po më pyet për Kosovën, njerëzit po humbin interesin dhe kjo është më e keqja për një demokraci të re si kjo e Kosovës”
Jacobson: Thirrjet për protesta janë të gabuara
Thirrja për protestë është e gabuar. Ky është mesazhi i Ambasadores Amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, për partitë politike, të cilat kanë paralajmëruar edhe protesta për të ndërruar pushtetin në Kosovë.
“Thirrja e qytetarëve për të dalë në rrugë, vetëm për shkak se një marrëveshje nuk po funksionon dhe është e gabuar”, ka thënë Ambasadorja Jacobson, në një debat të organizuar nga FOL, shkruan Gazeta Express.
Ajo ka thënë se vonesat në krijimin e institucioneve të reja po i hapë rrugë edhe korrupsionit.
“Jam shumë e pakënaqur, ashtu siç besoj jeni edhe ju, me rrjedhën tepër të ngadalshme të formimit të institucioneve. Kjo vetëm se po hapë rrugë për zhvillimin e korrupsionit, ngecjen ekonomike dhe për më tepër pagat janë të rrezikuara”, ka shtuar ajo.
Jacobson ka komentuar edhe marrëveshjet politike të Bllokut për ndarjen e pozitave, duke përfshirë edhe Kryetarin e Kuvendit, mirëpo, sipas Kushtetues kjo pozitë i takon PDK’së.
“Në njërën anë, ekziston një marrëveshje që e bën Isa Mustafën kryeparlamentar, Ramush Haradinajn kryeministër… Ndërsa në anën tjetër e drejta për kryeparlamentarin i takon PDK-së./express/