Mobi Casa

Jacobson: Koalicionin nuk e bëra unë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ambasadorja Jacobson, në intervistën dhënë “Zërit”, këmbëngul se nuk është përzier në marrëveshjen e koalicionit PDK-LDK. Ajo thotë se ka qenë vetëm si vëzhguese ndërsa mohon të ketë qenë kundër “Vetëvendosjes” në Qeveri.

Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, thotë se nuk ka pasur asnjë ndikim dhe as që është përzier në formimin e koalicionit të ri qeveritar PDK-LDK.

Mobi Casa

“Asnjëherë nuk kam thënë se Vetëvendosje” nuk duhet të jetë pjesë e Qeverisë. Njerëzit nganjëherë ma përshkruajnë një gjë të tillë, por kjo thjeshtë nuk është e vërtetë”, ka thënë për “Zërin”, ambasadorja Jacobson./Zëri/