Jacobson inkurajon pjesëmarrjen në zgjedhje

/ 1 minutë lexim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka thënë se pret që zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit të jenë të lira, transparente dhe të drejta, si dhe të avancojnë demokracinë e Kosovës.

“Transparenca, shenjtëria e votimit, është një gjë e rëndësishme. Gjëja e dytë është pjesëmarrja”, ka thënë Jacobson, në takim me anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Fundamenti

Ajo ka shtuar se OSBE-ja është e gatshme të japë asistencë, ashtu si edhe ambasada e SHBA-së./Tribuna/Telegrafi/