FIDANISHTJA

Ja zgjidhja nëse temperaturat e larta ju pengojnë të merreni me sport

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për aktivitetet tuaja fizike nuk duhet të bëhet pengesë as dielli dhe as vapa e kësaj stine.

Nëse e adhuroni ajrin e freskët, natyrën dhe aktivitetet fizike, atëherë nuk keni pse të kushtëzoheni prej vapës që e karakterizon stinën e verës. Ja disa këshilla të vlefshme:

Pak rëndësi ka se ku do ta zhvilloni aktivitetin tuaj fizik, në palestër ose jashtë, e domosdoshme është që të pini shumë. Merrni me vete një shishe të madhe. Mos e harroni asnjëherë këtë detaj.

GRANDEMALL

Edhe pse me temperaturat e larta uria ikën, ju gjithsesi nuk duhet ta nënvlerësoni një ushqyerje korrekte. Fillojeni me një mëngjes të pasur me bazë qumështin, kosin e frutave ose lëngun e një frute të freskët. Në drekë mos harroni të konsumoni proteina dhe karbohidrate në mënyrë ekuilibruar. Hani sa më shumë fruta të freskëta e sallatë gjatë darkës. Të gjitha këto do t’ju furnizojnë me energjinë e nevojshme për t’u marrë me sport edhe gjatë verës.

Aktivitetet tuaja fizike duhet t’i bëni gjatë orëve të para të mëngjesit ose në mbrëmje. Perfekte do të ishte të bënit vrap në bregdet.

Sigurisht, nuk duhet të teproni me trashësinë e veshjeve sportive. Në dyqane mund të gjeni rroba të posaçme transparente të cilat thithin djersën duke ju mbajtur gjithmonë të freskët. Nëse sportin e praktikoni në jashtë ambienteve të mbyllura, mos harroni që lëkurën tuaj ta mbroni me krem kundra diellit. Me vete merrni edhe një kapele.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.