Fidanishtja

Ja ushqyesit për të cilët ka nevojë trupi

/ 3 minuta lexim

Trupi i njeriut ka nevojë për një shumëllojshmëri ushqyesish në mënyrë që të funksionojë si duhet. Me përjashtim të rasteve kur jeni në dietë, ju nuk e dini se cilat janë bazat ushqimore që trupi duhet të marrë çdo ditë. Në mangësi të tyrë ju mund të përballeni me sëmundje të rënda duke përfshirë sëmundjet e zemrës apo kancerin.

Çdo ushqim përmban të paktën 3 ushqyes. Ja ushqyesit që duhet ti merrni vazhdimisht:

Vitaminat- për të marrë sa më shumë vitamina duhet të konsumoni shumë fruta dhe perime. Mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm të trurit. Mungesa e vitaminës A mund të shkaktojë probleme me sytë ndërsa mungesa e vitaminës C dobëson të sistemin imunitar. Vitaminat janë gjithashtu të rëndësishme për flokët, lëkurën dhe thonjtë.

Karbohidratet- për shkak të mungesës të tyre mund të keni probleme serioze me shëndetin, prandaj kujdesuni të konsumoni ushqime me përmbajtje karbohidratesh siç janë drithërat, glukoza, fruktoza.

Hidromorava

Mineralet- fosfor, kalium, hekur, magnez, natrium janë disa nga mineralet më të rëndësishme që duhet të konsumoni për të qëndruar të shëndetshëm. Fosfori është i rëndësishëm për mirëfunksionimin e sistemit nervor, eshtrave dhe për dhëmbët. Kaliumi ndikon tek indet, qelizat dhe organet e trupit. Kalciumi mban kockat dhe dhëmbët të shëndetshme, magnezi rrit nivelin e energjisë, natriumi është i nevojshëm për rregullimin e lëngjeve në trup. Shtoni konsumin e mineraleve për një shëndet me të mirë dhe për një gjumë të qetë.

proteinatYndyrna- yndyrnat e shëndetshme të tilla si omega 3 janë të nevojshme për organizmin. Në gatim përpiquni të përdorni yndyrna të pangopura si: vaji i ullirit ose vaj misri. Duhet të keni kujdes me yndyrnat e ngopura pasi mund të shkaktoni sëmundje të ndryshme në trupin tuaj.

Proteinat- vezë, mish, djathë, peshk, fasule, kos, arra janë burime proteinash. Proteinat ndihmojnë qelizat nervore për tu riparuar, ndikojnë në procesin e shërimit, gjithashtu ju ndihmojnë të humbisni peshë. Nëse i konsumoni rregullisht ushqimet me përmbajtje proteinash do të jeni më energjikë dhe do të keni flokë më të fortë.

Fibrat- reduktojnë kolesterolin, parandalojnë diabetin, konstipacionin dhe përmirësojnë lëvizjn e e zorrëve. Gratë duhet të konsumojnë 25 g fibra nën ditë ndërsa burrat 38 g fibra në ditë. Ushqimet me përmbajtje të lartë fibrash janë: orizi, fasule, arra, kokoshka, manaferra, perime, fruta./Përgatiti: Elena beta