Uji Dea

Ja ushqyesit për të cilët ka nevojë trupi

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Trupi i njeriut ka nevojë për një shumëllojshmëri ushqyesish në mënyrë që të funksionojë si duhet. Me përjashtim të rasteve kur jeni në dietë, ju nuk e dini se cilat janë bazat ushqimore që trupi duhet të marrë çdo ditë. Në mangësi të tyrë ju mund të përballeni me sëmundje të rënda duke përfshirë sëmundjet e zemrës apo kancerin.

Çdo ushqim përmban të paktën 3 ushqyes. Ja ushqyesit që duhet ti merrni vazhdimisht:

Vitaminat- për të marrë sa më shumë vitamina duhet të konsumoni shumë fruta dhe perime. Mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm të trurit. Mungesa e vitaminës A mund të shkaktojë probleme me sytë ndërsa mungesa e vitaminës C dobëson të sistemin imunitar. Vitaminat janë gjithashtu të rëndësishme për flokët, lëkurën dhe thonjtë.

Karbohidratet- për shkak të mungesës të tyre mund të keni probleme serioze me shëndetin, prandaj kujdesuni të konsumoni ushqime me përmbajtje karbohidratesh siç janë drithërat, glukoza, fruktoza.

ARKATANA

Mineralet- fosfor, kalium, hekur, magnez, natrium janë disa nga mineralet më të rëndësishme që duhet të konsumoni për të qëndruar të shëndetshëm. Fosfori është i rëndësishëm për mirëfunksionimin e sistemit nervor, eshtrave dhe për dhëmbët. Kaliumi ndikon tek indet, qelizat dhe organet e trupit. Kalciumi mban kockat dhe dhëmbët të shëndetshme, magnezi rrit nivelin e energjisë, natriumi është i nevojshëm për rregullimin e lëngjeve në trup. Shtoni konsumin e mineraleve për një shëndet me të mirë dhe për një gjumë të qetë.

Yndyrna- yndyrnat e shëndetshme të tilla si omega 3 janë të nevojshme për organizmin. Në gatim përpiquni të përdorni yndyrna të pangopura si: vaji i ullirit ose vaj misri. Duhet të keni kujdes me yndyrnat e ngopura pasi mund të shkaktoni sëmundje të ndryshme në trupin tuaj.

Proteinat- vezë, mish, djathë, peshk, fasule, kos, arra janë burime proteinash. Proteinat ndihmojnë qelizat nervore për tu riparuar, ndikojnë në procesin e shërimit, gjithashtu ju ndihmojnë të humbisni peshë. Nëse i konsumoni rregullisht ushqimet me përmbajtje proteinash do të jeni më energjikë dhe do të keni flokë më të fortë.

Fibrat- reduktojnë kolesterolin, parandalojnë diabetin, konstipacionin dhe përmirësojnë lëvizjn e e zorrëve. Gratë duhet të konsumojnë 25 g fibra nën ditë ndërsa burrat 38 g fibra në ditë. Ushqimet me përmbajtje të lartë fibrash janë: orizi, fasule, arra, kokoshka, manaferra, perime, fruta./Përgatiti: Elena beta/gazeta shendeti/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.