Eko Higjiena

Ja ushqimet, të cilat janë ilaçe natyrore

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ditëve tona gjithnjë e më shumë janë duke u përdorur ilaçet kundër dhembjeve, por në disa raste dhembjet mund t’i largojmë edhe duke konsumuar ushqime të caktuara.

1. HUDHRAT animë me gjasë e dini se hudhra është një ushqim shumë i shëndetshëm. Por, a e keni ditur se ky ushqim mund të ndihmojë edhe në largimin e dhembjeve? Hudhra mund ta largojë dhembjen nga veshi, ashtu që e preni përgjysmë një thelb hudhre, e nxeni pak në tigan. Më pas e mbështillni me një çorape të hollë të pambukut. E shtrëngoni pak çorapen, që të njomet dhe këtë kompresë e vendosni në vesh, duke e përforcuar me fashë, apo kapelë. Kjo metodë mund të përdoret edhe te fëmijët.

2. UJI Ekziston një trik i vogël, të cilin mund ta bëni para se të bini në gjumë, në mënyrë që në mëngjes të zgjoheni pa mundim dhe dhembje të kokës, pas një ndeje të çarttë. Para se të bini në shtrat, pini sa më shumë ujë që të mundeni, në mënyrë që ta parandaloni dehidrimin gjatë fjetjes. Uji po ashtu i ndihmon organizmit që ta largojë acetaldehidin, i cili lirohet në mëlçi me rastin e zbërthimit të alkoolit.

3. LAJTHITË Ky ushqim i preferuar grimcues është burim i pasur i vitaminave, e përpos që vepron dobishëm në lëkurë dhe flokë, i forcon dhëmbët dhe thuajse të gjitha organet e brendshme. Lajthitë mund t’ju ndihmojnë edhe për largimin e dhembjes nga këmbët. Për përgatitjen e kompresave ju nevojiten disa gjethe të freskëta të lajthisë dhe 1 litër ujë. Përgatitja dhe përdorimi i kompresave: – Imtësoni gjethet, përvëloni me 1 litër ujë dhe mbulojeni enën. – Lërini që të rrinë gjysmë ore, e më pas kulloni dhe e pini lëngun në katër doza, gjatë ditës. – Në këtë çaj mund ta zhytni edhe një arnë të lirit, të cilën e vendosni si kompresë në venën që ju dhemb. Ndërrojeni kompresën çdo dy orë.

RCCOLA

4. PESHQIT Me qëllim të zbutjes së dhembjes së kokës, apo të ngërçeve në bark, konsumoni gjësende ushqimore të pasura me thartira yndyrore omega-3, të cilat kanë ndikim antiinflamator dhe analgjetik. Po ashtu, preferohet që sa më shumë të konsumoni gjësende ushqimore të pasura me magnez, sikur që janë peshqit, meqë ky mineral i relakson muskujt.

5. XHENXHEFILI Studime të ndryshme kanë dëshmuar se xhenxhefili, falë përmbajtjes së lartë të antioksiduesve, mund ta zvogëlojë ndikimin e dy llojeve të enzimave në organizmin tonë, të cilat lidhen me lloje të ndryshme të inflamacionit në organizëm. U preferohet personave që vuajnë nga sëmundjet e eshtrave, meqë e largon dhembjen dhe shtangimin. 6. SPINAQI Spinaqi është i dobishëm për organizmin tonë, e është i mrekullueshëm edhe në rast të dhembjes së kokës, për shkak se përmban roboflavinë, një lloj të vitaminës B, i cili e parandalon migrenën. Edhe perimet e tjera, të gjelbra me fletë, janë efikase kundër dhembjeve, meqë përmbajnë vitamina dhe minerale të ndryshme.

(Kosova Sot)