Fundamenti

Ja ushqimet që i konsiderojmë si të shëndetshme, e që nuk janë të tilla

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mendoni se këto ushqime janë të shëndetshme, por, në fakt, ato janë më të dëmshme sesa buka e bardhë.

KAFEJA

ME SHUMË SHEQER, SHLLAG DHE ÇOKOLLATË

Në kafe me shtesa të ndryshme, mund të gjenden deri në 400 kalori, prandaj kjo pije ka kalori sa një shujtë e tërë, apo sa një ëmbëlsirë e pasur. Më tej, kjo kafe mund të përmbajë karbohidrate sa një porcion i madh i makaronave: 60 deri 80 gramë.

SHEJKËT E PEMËVE

Nuk mund ta filloni ditën pa këso pijesh? Mos konsumoni më shumë se 2 dcl, e cila përmban rreth 20 gramë karbohidrate. Në 5 dcl të kësaj pije mund të ketë deri në 75 g karbohidrate dhe 65 g sheqer.

KEKSËT ME DJATHË

Mobi Casa

Nuk përmbajnë sasi të madhe të karbohidrateve, por janë tepër të dëmshëm, meqë nuk kanë asnjë përbërës tjetër ushqyes. Janë plot aditivë, kimikate dhe ngjyra artificiale. Mund të përmbajnë edhe shurup të misrit dhe fruktozë. As versioni organik nuk është më i mirë.

MAFINSAT

Ëmbëlsira e preferuar e mëngjesit mund të përmbajë deri në 64 g karbohidrate dhe më shumë se 30 g sheqer. Nëse janë bërë nga mielli i përpunuar, sheqeri dhe gjalpi, nuk kanë dallim nga një copë tortë. Prandaj, hani mafinsa nga mielli integral, mundësisht të vegjël.

JOGURTËT E PEMËVE

Jogurti i rëndomtë është një përzgjedhje e mrekullueshme për zamër para se të ushtroni dhe në mbrëmje vonë, por ai me copëza pemësh është një rrëfim tjetër. Një shujtë e jogurtit të rëndomtë përmban 12 deri 15 g karbohidrate, kurse ai me pemë përmban deri 30 sish. Më mirë është që, krahas jogurtit, të hani pemë të freskëta.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.