Ja ushqimet më të mira që duhet të konsumoni gjatë vjeshtës
Ndërkohë që stinët po ndryshojnë, vjeshta sjell arsenalin e saj të produkteve të shijshme. Këto produkte të shëndetshme dhe të preferuara për shumë nga ju, gjenden lehtësisht nëpër ushqimore dhe janë plot me lëndë ushqyese.
Ja se cilat nga produktet e stinës janë më të mirat!
Kungulli
Të gjitha varietetet e kungulilt janë të pasura me vitaminë A, B dhe C dhe përmbajnë acide yndyrore anti-inflamatore omega-3. Kungulli është i pasur me kalium dhe siguron më shumë se 20 përqind të vlerës ditore të fibrave.
Kërpudhat
Kërpudhat janë të pasura me vitamina D dhe B, ato mund të shtohen në shumë ushqime që nga sallatat e deri tek sanduiçët, sepse shija e tyre ngjason me të mishit. Kërpudhat gjithashtu përmirësojnë metabolizmin, sepse janë të pasura me selen, një antioksidant që riparon dëmtimtimin e qelizave dhe ndihmon tiroiden.
Lulelakra
Perimet e kryqëzuara si lulelakra, kanë treguar se mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të llojeve të ndryshme të kancerit, veçanërisht të kancerit të prostatës. Të pasura me fibra, këto perime gjithashtu mund t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më gjatë, duke ju bërë të humbisni peshë më lehtë.
Mollët
Ato janë të pasura me fibra, të cilat ju mbajnë të ngopur për më gjatë dhe vitaminë C, një antioksidant i rëndësishëm për mbrojtjen e mishrave të dhëmbëve dhe shërimin e plagëve