ARKATANA

Ja ushqimet më të mira dhe më të rënda acidike

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ruajtja e ekuilibrave të aciditetit dhe alkalines në trup është thelbësore për shëndetin. Ushqimet acidike janë të dëmshme nëse njeriu e tepron me to.

Matja e vlerës së pehashit të ushqimeve ose pijeve shërben për të përcaktuar nivelin e aciditetit ose alkalines. Vlerat e pehashit variojnë nga 0 në 14.

Pehashi i ujit është 7 ose neutral. Çdo vlerë nën këtë shifër ose mbi të konsiderohet acidike ose alkaline. Zona të caktuara në trup kanë pehash të ndryshëm.

Në sistemin tretës, vlera e pehashit shkon nga ekstremisht acidike në alkaline. Niveli i pehashit në gjak duhet të jetë alkalin, pra në nivelet e 7.35 në 7.45.

Luhatjet e tepërta në pehashit në trup kanë ndikim të fortë e drastik në proceset metabolike.

Disa studime shkencore, pretendojnë se regjimet ushqimore me aciditet të lartë janë të dëmshme për shëndetin. Sipas këtyre studimeve, ushqimet që metabolizohen në trup lënë mbetje kimike të cilat kur kombinohen me lëngjet e trupave mund të formojnë aciditet ose alkaline.

Eco Higjiena

Ushqimet që përmbajnë substanca acid-formuese?

Ushqimet që përmbajnë substanca të tilla janë mishrat, drithërat jocilësorë, produktet jo të mira të bulmetit, fasulet e paziera mirë, pijet e gazuara, kafeja, alkoli, duhani dhe kripa e përpunuar.

Frutat dhe perimet nga ana tjetër rrisin nivelin e alkalines dhe parandalojnë efektet negative të aciditetit të lartë.

Përse duhen shmangur ushqimet me aciditet të lartë?

Këto ushqime shkaktojnë ose përkeqësojnë problemet në sistemin tretës. Ato nxisin urthin, por edhe probleme të tjera më madhore në këtë sistem.

Ushqimet acidike dhe ato me yndyrna që shkaktojnë probleme në sistemin tretës janë të skuqurat, yndyra e tepërt dhe mishi me dhjamë. Por edhe konsumi i ekzagjeruar i agrumeve dhe domateve, në rastet kur konsumoni mbi 10 copë menjëherë mund të arrijë të rrisë aciditetin e stomakut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.